• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken nesër do të publikojë paketë të re të ndihmës për Ukrainën

Blinken nesër do të publikojë paketë të re të ndihmës për Ukrainën

Londër, 20 qershor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken paralajmëroi se nesër do të publikojë paketë të re të ndihmës për Ukrainën. Nga Londra e konfirmoi përkushtimin amerikan në përkrahjen për Kievin.

"Presidenti Bajden tha se do ta përkrahim Ukrainën aq gjatë sa nevojitet. Dy palët tona janë fuqimisht në këtë përkushtim", tha Blinken në konferencën për shtyp me kolegun e tij britanik, Xhejms Kleverli.

"Ne do të vazhdojmë ta përmbushim këtë obligim", shtoi Blinken.

Ai theksoi se SHBA-ja dhe Kina janë të bashkuar në qëndrimin se duhet të stabilizohen marrëdhëniet e tyre.

"Qartë është se dy palët pajtohen për nevojën për stabilizim të marrëdhënieve tona, ashtu që kemi identifikuar sfera konkrete ku dialogu dhe bashkëpunimi do të mund të jenë në dobi të dy vendeve tona dhe për vendet mbarë botën", tha sekretari shtetëror. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR