• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken: NATO është garancia më i mirë kundër luftës dhe sigurisë kolektive

Blinken: NATO është garancia më i mirë kundër luftës dhe sigurisë kolektive

Bruksel, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Mënyra më e mirë për të penguar çdo agresion është të sigurohet një Aleancë më e fortë, më e madhe dhe më e vendosur, porositi sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken para fillimit të takimit dyditorë të shefave të diplomacisë së NATO-s në Bruksel, në të cilin merr pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

"Shkaku se pse aq shumë vende investojnë në Aleancë, shkaku që anëtaret e rinjë, si Suedia dhe Finlanda i janë bashkangjitur Aleancës dhe shkaku pse Aleanca është më e fortë se kurrë më parë është se të gjithë e dimë mirë se ajo është garancia më e mirë kundër luftës dhe mënyra më e mirë për ta ndërprerë konfliktin dhe ta garantojmë sigurinë tonë kolektive", deklaroi Blinken i cili ishte i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. 

Sipas tij, me anëtarësimin në NATO çdo aleat merr përsipër që një sulm ndaj njërit prej tyre është një sulm ndaj të gjithëve dhe për këtë arsye çdo agresor potencial duhet të dijë se nëse sulmon një vend të Aleancës do të duhet të përballet me të gjithë anëtarët.

Ai theksoi se në katër vitet e fundit, vendet e NATO-s synuan ta forcojnë atë duke pranuar anëtarë të rinj dhe duke angazhuar burime dhe fonde, si dhe duke mbështetur Ukrainën në mbrojtje kundër agresionit rus dhe në përballjen me sfida të tjera.

Duke folur për gjendjen në Ukrainë, Blinken tha se presidenti rus Vlladimir Putin përsëri po tenton ta shfrytëzojë dimrin si armë, duke sulmuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës për t'i lënë njerëzit të ngrijnë dhe të qëndrojnë në errësirë.

"Nuk do të lejojmë që t'i lë ukrainasit në errësirë dhe të ftohtë", tha Blinken. 

Rute, nga ana e tij, theksoi se NATO ka nevojë për udhëheqjen e SHBA për t'u marrë me sfidat me të cilat përballet, duke përfshirë situatën e vështirë në fushën e betejës në Ukrainë dhe forcimin e "agresionit rus kundër aleatëve".

"Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar ndihmë më të madhe ushtarake për Ukrainën", deklaroi Rute, duke i falënderuar para se gjithash SHBA-në, Gjermaninë, Suedinë, Estoninë, Lituaninë dhe Norvegjinë për ndihmën e shpallur ushtarake për vendin. 

Gjendja në Ukrainë do të jetë temë kryesore e takimit të sotëm të Këshillit NATO-Ukrainë në formën e një darke pune, ku do të marrin pjesë shefi i diplomacisë ukrainase Andrij Sibiha dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kalas.

Mbledhja ministrore e NATO-s do të fillojë me seancën e Këshillit Veriatlantik në nivel të shefave të diplomacisë kushtuar konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të tij në sigurinë euroatlantike ku do të marrë pjesë Mbreti i Jordanisë, Abdullahu i Dytë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR