• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinken në takimin e OSBE-së e akuzoi Lavrovin për "cunami të dezinformatave"

Blinken në takimin e OSBE-së e akuzoi Lavrovin për

Valeta, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot e ka kritikuar ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, duke e akuzuar për "cunami të dezinformatave" dhe e dënoi Moskën për eskalimin e konfliktit në Ukrainë.

Në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Maltë, Blinken ka shprehur keqardhje që Lavrovi e ka braktisur sallën pas fjalimit të tij, pa i dëgjuar pjesëmarrësit tjerë.

"Më vjen keq që kolegu i ynë, zotëri Lavrovi, e ka braktisur sallën, duke mos u treguar xhentil të na dëgjojë siç ne e dëgjuam atë", deklaroi Blinken. Ai shtoi se Lavrovi është shumë i shkathët në vërshimin e dëgjuesve me cunami të dezinformatave.

Paraprakisht, Lavrovi e akuzoi Perëndimin për orkestrimin e "Luftës së re të Ftohtë", e cila, sipas tij, mund të kalojë në "fazë të ngrohtë".

Kjo është vizita e parë e Lavrovit në një vend-anëtar të Bashkimit Evropian nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR