• e shtunë, 23 nëntor 2024

Blinken në takim me presidentin e Egjiptit: Na nevojitet ndërprerje e zjarrit

Blinken në takim me presidentin e Egjiptit: Na nevojitet ndërprerje e zjarrit

Kajro, 6 shkurt 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot u takua me presidentin egjiptian, Abdel Fatah al Sisi në kuadër të turneut të tij 48-orësh në katër vende të Lindjes së Afërt.

Turneu i tij ka për qëllim të tentojë të negociohet për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, Izraeli kumtoi se në 24 orët e fundit forcat izraelite vranë disa dhjetëra sulmues të armatosur palestinezë në Gazë dhe konfirmoi se luftimet më të ashpra po zhvillohen në qyttein Kan Junis në jug të enklavës palestineze.

Blinken pas vizitës në Arabinë Saudite bisedoi me kryesinë egjiptiane, ndërsa nga Kajro udhëtoi drejt Katarit, në takim me kryesinë e atij vendi, i cili po tenton të ndërmjetësojë mes palëve konfliktuoze.

Palestinezët shpresojnë se përpjekjet e sekretarit amerikan të Shtetit do të ndihmojnë të vendoset ndërprerje e zjarrit para se forcat izraelite të fillojnë ofenzivë në rajonet jugore kufitare të Gazës, ku janë strehuar mbi një milion civilë të zhvendosur palestinezë.

Katari dhe Egjipti javën e kaluar i transmetuan propozim për ndërprerje të zjarrit kryesisë së Hamasit, e cila kërkon garanca se forcat izraelite do të tërhiqen para se të dakordohen për lirim të pengjeve të mbetura nga 7 tetori.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler, gjithashtu konfirmoi se Blinken ka biseduar me trashëgimtarin e fronit saudit për hapat rajonal për prëfundim të përhershëm të luftës izraelito-palestineze, zbutje të katastrofës humanitare në gazë dhe kufizim të përhapjes së krizës në Lindjen e Afërt.

Blinken sonte nga Katari niset drejt Izraelit, ku do të bisedojë me kryesinë izraelite. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR