• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken: Moment vendimtar për bisedimet paqësore për Gazën

Blinken: Moment vendimtar për bisedimet paqësore për Gazën

Jerusalem, 19 gusht 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken sot e përcaktoi përpjekjen më të re diplomatike të Uashingtonit për arritjen e armëpushimit në Gazë si "ndoshta mundësinë më të mirë, ndërsa edhe ndoshta të fundit" për paqe dhe ju bëri thirrje të gjitha palëve që ta sjellin marrëveshjen në fund të suksesshëm.

Bisedimet për armëpushim zhvillohen tashmë disa muaj dhe do të vazhdojnë këtë javë në Kajro, pas takimit dyditor në Doha javën e kaluar. 

Blinkeni do të rrisë presionin diplomatik për një përparim në bisedimet më vonë këtë javë, pasi SHBA-ja propozoi javën e kaluar zgjidhje kompromisi që vendet ndërmjetësuese besojnë se do t'i afrojnë palët ndërluftuese.

"Ky është moment vendimtar, ndoshta më i miri, ndërsa edhe mundësia e fundit që t'i kthejmë pengjet në shtëpi, të arrijmë armëpushim dhe t'i vendosim të gjithë në rrugën drejt paqes dhe sigurisë", deklaroi Blinkeni para gazetarëve para takimit me presidentin izraelit Isak Hercog. 

"Këtu jam si pjesë e përpjekjeve intensive diplomatike me urdhër të presidentit Xho Bajden që të bëj përpjekje të arrij marrëveshje. Është koha që të gjithë të thonë 'po' dhe të mos kërkojnë arsyetime për 'jo'", shtoi Blinkeni. 

Vendet ndërmjetëse - Katari, SHBA-ja dhe Egjipti - deri më tani nuk mundën mjaftueshëm, t'i ulnin dallimet që të arrijnë marrëveshje. 

Disa orë pas arritjes së Blinkenit, lëvizja palestineze Hamas deklaroi se e vlerëson kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu si përgjegjës për "mossuksesin në përpjekjet e ndërmjetësve" dhe shtyrjes së marrëveshjes. 

Sekretari shtetëror paralajmëroi edhe se nuk guxon të lejohet përshkallëzim i mëtutjeshëm i tensioneve në rajon. "Është koha që gjithashtu të sigurohemi që askush nuk ndërmerr hapa të cilët mund ta dëmtojnë këtë proces dhe për këtë punojmë në atë që të mos ketë përshkallëzim, as provokime", shtoi ai. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR