• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinken mohoi se SHBA-ja dinte paraprakisht për sulmin e pejxherëve

Blinken mohoi se SHBA-ja dinte paraprakisht për sulmin e pejxherëve

Kajro, 18 shtator 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot i mohoi raportet se SHBA-ja ka ditur paraprakisht për sulmin vdekjeprurës në Liban, në të cilin shpërthyen qindra pejxherë të Hezbollahut.

"SHBA-ja nuk dinte për atë, as nuk ishte e kyçur në ato incidente. Ende po mbledhim informata dhe fakte", tha Blinken në konferencën për shtyp në Kajro.

Ai theksoi se me rëndësi është të gjitha palët t'i evitojnë të gjithë hapat për eskalim të mëtutjeshëm të konfliktit dhe se kjo është thënë shumë qartë.

Blinken, gjithashtu, tha se ende nuk është e qartë çfarë ndikimi do të kenë shpërthimet ndaj operacioneve të organizatës së mbështetur nga Irani.

Portali Aksios ndërkohë kumtoi se ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant i ka telefonuar sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Llojd Ostin disa minuta para sulmit, për t'i thënë se Izraeli do të kryejë operacion në Liban, por nuk zbuloi hollësi.

Duke cituar një funksionar anonim amerikan, Aksios thekson se thirrja e Galantit ishte tentim për ta parandaluar SHBA-në të jetë tërësisht e painformuar.

Dje edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, methju Miler mohoi përzierje të SHBA-së.

"SHBA-ja nuk ishte e prëfshirë në atë. SHBA-ja nuk ishte njoftuar paraprakisht për incidentin dhe për momentin po mbledhim informata",tha ai në konferencën për shtyp.

Dymbëdhjetë persona e humbën jetën, ndërsa mbi 2.750 janë plagosur kur pejxherët e anëtarëve të Hezbollahut shpërthyen dje në sulm të koordinuar dhe të koduar që i përshkruhet Izraelit, kumtuan mediumet izraelite. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR