• e shtunë, 23 nëntor 2024

Blinken me porosi për Izraelin: Përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit do ta vështirësojë kthimin e civilëve në vend

Blinken me porosi për Izraelin: Përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit do ta vështirësojë kthimin e civilëve në vend

Uashington, 27 shtator 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken i porositi Izraelit se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit vetëm do ta vështirësojë kthimin e civilëve në vend.

Në kumtesën e Departamentit të shtetit citohet se gjatë bisedës me ministrin izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer e theksoi vlerën e arritjes së marrëveshjes për armëpushim prej njëzet e një ditësh ndërmjet Izraelit dhe Libanit.

"Ai theksoi se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit vetëm do ta vështrësojë qëllimin - kthimin e civilëve", citohet në kumtesë dhe shtohet se kanë diskutuar edhe për përpjekjet për arritje të armëpushimin edhe në Gaza.

Izraeli dje i hodhi poshtë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për armëpushim në konfliktin me Hezbollahun, duke sfiduar kështu aleatin më të madh - Uashingtonin. Ata, gjithashtu, vazhduan me sulmet në të cilat humbën jetën qindra njerëz në Liban. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR