• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken me paralajmërim për Iranin: SHBA-ja do të veprojë "me vendosmëri" në rast të një sulmi

Blinken me paralajmërim për Iranin: SHBA-ja do të veprojë

Nju-Jork, 24 tetor 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken sot e paralajmëroi Iranin, duke theksuar se SHBA-ja do të veprojë "me vendosmëri" në çdo sulm, në një kohë kur bota është e shqetësuar për përhapjen e konfliktit në Lindjen e Afërt.

"SHBA-ja nuk po kërkon konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të përhapet. Por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë ndonjë personel amerikan, mos u mashtroni, ne do të mbrojmë popullin tonë, do ta mbrojmë sigurinë tonë, shpejt dhe me vendosmëri, theksoi Blinken në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

SHBA-ja e akuzoi Iranin, një aleat i Hamasit dhe Hezbollahut të Libanit, për "lehtësim aktiv" të sulmeve ndaj bazave ku trupat amerikane janë të vendosura në Lindjen e Afërt, dhe ka rritur praninë ushtarake në rajon. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR