• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken mbërriti në Ukrainë

Blinken mbërriti në Ukrainë

Kiev, 14 maj 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot ka mbërritur në Kiev në vizitë të parë të një funksionari të lartë amerikan në Ukrainë pasi që Kongresi e miratoi pakon e anuluar gjatë kohë të ndihmës ushtarake prej 61 miliardë dollarëve për vendin muajin e kaluar.

Vizita ka për qëllim ta tregojë solidaritetin e SHBA-së me Ukrainën derisa ajo lufton me bombardime të rënda ruse në kufirin e saj verilindor.

"Blinken, i cili ka mbërritur në Kiev me tren këtë mëngjes, shpreson se "do të dërgoj sinjal të fuqishëm qetësues për ukrainasit, të cilët janë në kohë shumë të rëndë. Sekretari do të bisedojë për atë se si ndihma jonë shtesë do të ndihmojë që të përforcohet mbrojtja e tyre dhe t'u mundësohet të ndërmarrin nisma në fushëbetejë", tha një funksionar amerikan, i cili ka dashur të mbetet anonim për vizitën e Blinkenit.

Blinken do të përpiqet t'i bind personat zyrtar ukrainas, përfshirë edhe presidentin Volodimir Zelenski, për mbështetje të vazhdushme amerikane dhe do të mbajë fjalim të fokusuar në të ardhmen e Ukrainës, tha përfaqësuesi. Kjo është vizia e tij e katër në Kiev nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR