• e diel, 06 tetor 2024

Blinken: Kina, duke e ndihmuar Rusinë, e nxitë konfliktin në Ukrainë

Blinken: Kina, duke e ndihmuar Rusinë, e nxitë konfliktin në Ukrainë

Kapri, 19 prill 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot deklaroi se Kina në mënyrë indirekte e nxitë konfliktin në Ukrainë, me atë që e furnizon Rusinë me pjesë për industrinë e saj ushtarake.

Në ishullin italian Kapri, pas takimit të diplomatëve t[ F7-shit, Blinken tha se Kina është "furnizuesja kryesore" e industrisë ushtarake ruse, që i mundëson Rusisë të vazhdojë me agresionin e vet kundër Ukrainës.

"Nëse Kina dëshiron raporte miqësore me Evropën..., nuk mund ta furnizojë palën tjetër, që është kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane që nga fundi i Luftës së Ftohtë", tha Blinken.

Ministrat e punëve të jashtme të G7-shit (SHBA-ja, Japonia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Britania e madhe dhe Itlaia) sot në Kapri e shprehën "shqetësimin e tyre të thellë" për dërgesën e pajisjeve kineze në Rusi, që është ndihmë për "makinerinë ushtarake ruse në UkrainË", ceket në deklaratën përmbyllëse nga takimi.

"Kjo i mundëson Rusisë ta prëforcojë dhe ta furnizojë industrinë e saj ushtarake, që është kërcënim për Ukrainën dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", ceket në kumtesë.

G7 i bëri thirrje Kinës ta ndërprejë furnizimin e Rusisë sepse, siç theksuan, Pekini me atë e vazhdon luftën në Ukrainë dhe e rritë rrezikun në të cilin ndodhen fqinjët e Rusisë.

SHBA-ja shpreson se presioni nga vendet evropiane do ta shtyjnë pekinin ta ulë mbështetjen për Rusinë, forcat e së cilës, sipas Uashingtonit, po përparojnë në frontin në Ukrainë. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR