• e shtunë, 23 nëntor 2024

Blinken: Kemi biseduar edhe për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në rrugën euroatlantike

Blinken: Kemi biseduar edhe për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në rrugën euroatlantike

Bruksel, 29 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, deklaroi sot se në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel është diskutuar edhe për rritjen e ndihmës për të mbështetur të ardhmen euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Ai në X shkroi se aleanca e NATO-s është e bashkuar.

"Gjatë takimit të ministrave të punëve të jashtme ne kemi përfshirë shumë - nga pritshmëritë tona në samitin në Uashington vitin e ardhshëm, si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor", tha Blinken. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR