• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken: Kërkuam informacione nga Koreja e Veriut për ushtarin amerikan

Blinken: Kërkuam informacione nga Koreja e Veriut për ushtarin amerikan

Aspen, 21 korrik 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken sot deklaroi se Uashingtoni dëshiron ta dijë se ku gjendet ushtari amerikan Trevis King, i cili më 18 korrik e kaloi zonën e demilitarizuar e cila i ndan Korenë e Jugut dhe atë të Veriut dhe mbërriti në Korenë e Veriut, duke shtuar se SHBA-ja ia ka kërkuar atë informacion Phenianit. 

Gjatë fjalimit të tij në diskutimin në konferencën e sigurisë në Aspen, ai deklaroi se SHBA-ja është e "gatshme të zhvillojë bisedime me Korenë e Veriut për programin bërthamor pa parakushte".

Pentagoni dje ka kontaktuar me Korenë e Veriut për ushtarin amerikan, por nuk ka pasur përgjigje nga Pheniani, prandaj mbetet e paqartë nëse King ka ikur ose dëshiron të kthehet. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR