• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinken kërkon një plan "të realizueshëm" për operacionin izraelit në Rafah

Blinken kërkon një plan

Vjenë, 15 mars 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, përsëriti se Izraeli duhet të mbrojë civilët para operacionit të planifikuar në Rafah në jug të Rripit të Gazës, njoftoi DPA.

“Ne duhet të shohim një plan të qartë dhe të zbatueshëm, jo ​​vetëm për të nxjerrë civilët jashtë rrezikut, por edhe për të siguruar që pasi të jenë jashtë rrezikut, kujdesen siç duhet për ta”, tha Blinken sot në Vjenë pas bisedimeve me liderët austriakë.

Ministri austriak i Punëve të Jashtme Aleksandar Shallenberg theksoi se megjithëse lufton kundër organizatës militante palestineze Hamas, "Izraeli duhet të matet me ligjin ndërkombëtar".

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i miratoi sot planet për një operacion ushtarak në Rafah, kumtoi kabineti i tij.

Sipas zyrës së Netanjahut, përveç operacioneve operative, ushtria izraelite po përgatitet edhe për evakuimin e popullatës civile në Rafa. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR