• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Blinken javën e ardhshme do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani

Blinken javën e ardhshme do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani

Uashington, 9 shkurt 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken javën e ardhshme do t'i vizitojë Shqipërinë dhe Gjermaninë, konfirmoi sot Departamenti i shtetit.

Siç citohet, Blinkeni do të jetë në Tiranë dhe Mynih nga data 14 deri më 17 shkurt.

"Sekretari Blinken në Tiranë do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të SHBA-së me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Në Mynih, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut si pjesë e delegacionit amerikan të kryesuar nga zëvendëspresidentja Kamala Haris", tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler.

Shtohet se Blinken do të zhvillojë takime dypalëshe ku do të theksojë mbështetjen amerikane për popullin e Ukrainës, si dhe vazhdimin e bisedimeve me partnerët për vendosjen e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Ai gjithashtu do ta theksojë angazhimin e vendosur të SHBA-së për sigurinë transatlantike, thuhet në kumtesë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR