• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinken i bëri thirrje Kinës që të ndikojë në situatën në Lindjen e Mesme

Blinken i bëri thirrje Kinës që të ndikojë në situatën në Lindjen e Mesme

 Abu Dhabi, 14 tetor 2023 (MIA)  - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni sot i bëri thirrje Kinës, partnerit të Iranit, që të ndikojë për qetësimin e situatës në Lindjen e Mesme, ku një javë po vazhdon konflikti mes Izraelit dhe lëvizjes islamike Hamas.

Shefi i diplomacisë amerikane, i cili ishte për vizitë  në Arabinë Saudite, pati një bisedë "produktive" njëorëshe me homologun e tij kinez Vang Ji, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miler. 

"Ai mendon se është në interesin tonë të përbashkët për ta parandaluar përhapjen e konfliktit", u tha Milleri gazetarëve që ndiqnin Blinkenin në aeroplan nga Riadi për në Abu Dhabi. 

 "Ai mendon se do të ishte e dobishme për Kinën të përdorë ndikimin e saj", ntha Mileri.

Pekini mban marrëdhënie të mira me Iranin, liderët e të cilit e mbështesin Hamasin, lëvizjen islamike palestineze që kreu një sulm të përgjakshëm në Izrael më 7 tetor dhe shkaktoi një luftë që humbën jetën mijëra njerëz.

Republika Islamike e mbështet edhe Hezbollahun e Libanit, një grup shiit  i cili për një javë ka shkëmbyer zjarr me Izraelin në kufirin jugor të Libanit. 

Ministri i Jashtëm kinez Vang Ji i tha Blinkenit se Uashingtoni duhet "të luajë një rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm në kthimin e çështjes në një zgjidhje politike sa më shpejt të jetë e mundur", theksohet në kumtesën e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR