• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken: Hyrja e Kroacisë në Shengen dhe në Eurozonë e bën BE-në më të sigurt dhe më prosperues

Blinken: Hyrja e Kroacisë në Shengen dhe në Eurozonë e bën BE-në më të sigurt dhe më prosperues

Uashington, 5 prill 2023 (MIA) - Anëtarësimi i Kroacisë në Eurozonë dhe në Zonën Shengen e bën Bashkimin Evropian më të sigurt dhe më prosperues, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinkeni.

Blinkeni në margjinat e takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s bisedoi me  homologun e tij kroat Gordan Gërliq Radman.

 “Sot pata një diskutim të rëndësishëm me ministrin e Punëve të Jashtme kroate. E përshëndestin anëtarësimin e Kroacisë në Eurozonë dhe Zonën Shengen, që promovon kufij më të sigurt të BE-së dhe një Bashkim Evropian më prosperues”, ka shkruar sekretari amerikan i Shtetit në Tuiter.

Para fillimit të bisedimeve, Blinkeni deklaroi se tema dominuese të takimit do të jetë roli kryesor i Kroacisë në integrimin e Ballkanit Perëndimor me Evropën dhe rëndësia e saj në rritje energjetike, si dhe ndihma për Ukrainën. ar/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR