• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Blinken: Hamasi duhet të pajtohet për ndërprerjen e zjarrit

Blinken: Hamasi duhet të pajtohet për ndërprerjen e zjarrit

Uashington, 8 mars 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken kumtoi sot se grupi militant palestinez Hamas duhet të pajtohet me armëpushim që do të lejonte dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe do të hapte rrugën për bisedime për një "zgjidhje të përhershme të konfliktit".

Ai para takimit me ministrin turk për Punë të Jashtme Hakan Fidan tha se Uashingtoni ende këmbëngul për një armëpushim.

"Varet nga Hamasi. Pyetja është nëse Hamasi do të vendos ose jo për armëpushim që do të jetë në interes të të gjithëve. Topi është në fushën e tyre. Intensivisht po punojmë për një armëpushim, ndërsa do të shohim se çfarë do të zgjedhin”, deklaroi Blinken.

Përfaqësuesit e Hamasit dje për shkak të konsultimeve i lëshuan bisedimet për armëpushimin në Kajro.

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëra-tjetrën se nuk kanë marrëveshje që do t'i kërkonte Hamasit të lirojë disa nga pengjet në këmbim të një armëpushimi 40-ditor. qa

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR