• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Blinken do të vizitojë Papua Guinenë e Re dhe do të nënshkruajë marrëveshje për mbrojtje dhe detari

Blinken do të vizitojë Papua Guinenë e Re dhe do të nënshkruajë marrëveshje për mbrojtje dhe detari

Uashington, 19 maj 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken do ta vizitojë Papua Guinenë e Re, ku do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen dhe sigurinë detare dhe do të takohet me liderët e Forumit të ishujve të Paqësorit, kumtoi Departamenti i Shtetit.

Blinken do ta viziojë Papua Gueninë e Re pasi presidenti Xho Bajden e anuloi vizitën e planifikuar më 16 maj për shkak të krizës për lartësinë e borxhit amerikan.

"Blinken planifikon të bisedojë për një sërë çështjesh me lidërët e Ishullit të Paqësorit, duke përfshirë prioritetet e përbashkëta si zgjidhja e krizës klimatike dhe promovimi i rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse për njerëzit e ishullit të Paqësorit", theksohet në kumtesën e Departamentit të shtetit. ls/

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR