• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken dhe Fidan diskutuan tema të rëndësishme, duke përfshirë Gazën

Blinken dhe Fidan diskutuan tema të rëndësishme, duke përfshirë Gazën

Stamboll, 6 janar 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken mbërriti sot në Stamboll, ku ai dhe ministri i jashtëm turk Hakan Fidan diskutuan një sërë temash dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë situatën aktuale në Rripin e Gazës, procesin e ratifikimit të Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe miratimin e SHBA-së për  blerjen e aeroplanëve luftarakë F-16 nga Turqia.

Takimi i dy ministrave dhe më pas takimi i delegacioneve më të gjera të dy vendeve u zhvillua në Pallatin Vahdetin në Stamboll dhe zgjati rreth dy orë.

"Në takim, ministrat diskutuan për luftën dhe krizën humanitare në Gaza, për procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, për çështje bilaterale dhe rajonale, njoftoi MPJ e Turqisë në “X”.

Blinken u takua gjithashtu me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Stamboll. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR