• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken bisedoi për ndihmë me homologun e tij turk

Blinken bisedoi për ndihmë me homologun e tij turk

Uashington, 9 shkurt 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken foli në telefon me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çaushoglu për të përcaktuar se si SHBA-ja mund të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve të kësaj jave, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Prajs tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  do të vazhdojnë të kërkojnë qasje të papenguar humanitare në Siri dhe i kërkoi qeverisë së presidentit sirian Bashar al Asad që të lejojë menjëherë ndihmën përmes të gjitha pikave kufitare. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR