• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinkeni bisedoi për Gazën dhe NATO-n me Erdoganin para turneut në Lindjen e Mesme

Blinkeni bisedoi për  Gazën dhe NATO-n me Erdoganin para turneut në Lindjen e Mesme

 Stamboll, 6 janar 2024 (MIA)  -  Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni sot në Stamboll u takua me presidentin turk Rexhep Taip Erdoganin,   lufta  Izrael-Hamas në Gazë dhe përpjekja e Suedisë për në NATO ishin në krye të agjendës.

Përveç Gazës, të dy biseduan për hapat përfundimtarë për përfundimin e ratifikimit të kandidaturës suedeze për anëtarësim në NATO nga ana e  Ankarasë,   si dhe shitjen e parashikuar të SHBA të aeroplanëve  luftarakë F-16  Turqisë, lajmëruan mediat turke. 

Erdogani tashmë e vendosi shitjen e një aeroplani amerikan si kusht që parlamenti turk të vazhdojë me  votim të plotë për kandidaturën e Suedisë në NATO. 

Paraprakisht sot,  Blinkeni u takua edhe  me ministrin turk të Punëve të Jashtme Hakan Fidan për të biseduar për "krizën humanitare në Gaz", bëri të ditur zyra e Fidanit në platformën e mediave sociale "X".

Blinkeni më pas niset për në Lindjen e Mesme, turneu i tij i katërt në rajon në tre muajt e fundit. Pritet të ndalojë në Jordani, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite si dhe Izrael, Bregun Perëndimor dhe Egjipt. 

 Gjatë turneut, Blinkeni përpiqet të bisedojë për hapat konkretë se si aktorët në rajon do të  mund të përdorin ndikimin e tyre për të shmangur një përshkallëzim të luftës në Gazë, kumtoi zyra e tij.

Uashingtoni dëshiron gjithashtu të sigurojë rritjen e ndihmave humanitare në Gazë dhe militantët e Hamasit t'i lirojnë pengjet e mbetura që po i mbajnë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR