• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken bisedoi me shefin e diplomacisë suedeze

Blinken bisedoi me shefin e diplomacisë suedeze

Uashington, 3 tetor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot bisedoi me ministrin suedez të Punëve të Jashtme, Tobias Bilstrom.

Ata e theksuan përkushtimin ndaj partneritetit transatlantik dhe marrëdhëniet e forta midis SHBA-së dhe Suedisë, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Dy diplomatët biseduan për përgatitjet e fundit të Suedisë në NATO, si dhe për mënyrat për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe teknologjik, thuhet në njoftim.

"Me padurim presim që ta mirëpresim Suedinë në NATO dhe të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë për çështjet globale", shkroi Blinken në X.  qa/ab/

QËNDRONI TË LIDHUR