• e enjte, 26 dhjetor 2024

Blinken bisedoi me Fidanin për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe marrëveshjen për grurin ukrainas

Blinken bisedoi me Fidanin për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe marrëveshjen për grurin ukrainas

Uashington, 6 korrik 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot bisedoi në telefon me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Hakan Fidan për mbështetjen që Suedia t'i bashkangjitet NATO-s.

"Blinken bisedoi me Fidanin pë samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnus dhe e inkurajoi Turqinë ta mbështesë Suedinë", ceket në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Ai e ceki rëndësinë e unitetit të NATO-s në "një moment të këtillë kritik".

Bashkëbiseduesit folën edhe për rëndësinë e zgjerimit të Nismës së Detit të Zi për grurin.

SHBA-ja dhe Turqia kanë lidhje të gjata dhe të thella bilaterale në mbrojtje, ndërkaq interoperabiliteti i vazhdueshëm i Turqisë me NATO-n mbetet prioritet. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR