• e premte, 08 nëntor 2024

Blinken: Aeroplanët F-16 janë rrugës për në Ukrainë, këtë verë do të fluturojnë në qiellin e Ukrainës

Blinken: Aeroplanët F-16 janë rrugës për në Ukrainë, këtë verë do të fluturojnë në qiellin e Ukrainës

 Uashington, 10 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm amerikan Entoni Blinken sot deklaroi se dërgimi i sistemeve të mbrojtjes në Ukrainë, si sistemi "Patriot" dhe të tjerë, është çelësi për mbrojtjen e infrastrukturës dhe popullit, ukrainas si dhe forcave.

 "Çelësi është zhbllokimi i investimeve ekonomike në Ukrainë. Kjo është gjëja numër një për Ukrainën dhe Aleancën, por është vetëm një pjesë e pakos që kemi bërë së bashku", tha Blinkeni në Uashington në Samitin e NATO-s.

 Ai tha se "në këtë moment" dërgesa me aeroplanë luftarakë F-16 të siguruara nga Danimarka dhe Holanda shkon në Ukrainë. "Ata tashmë do të fluturojnë mbi Ukrainë këtë verë", tha Blinken.

 Ai theksoi se për të suksesi është një Ukrainë e pavarur dhe e fortë, e integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe e cila "qëndron në këmbët e veta si ekonomikisht dhe në mënyrë demokratike".

 "Ukraina është në atë rrugë. Kemi pako të gjerë që ndërton urën e Ukrainës me NATO-n”, tha Blinken.

Sekretari vlerësoi se trajektorja ekonomike e Ukrainës është në një gjendje "kritike", pasi Ukraina ka kapacitetin për të operuar një industri të mbrojtjes për veten dhe të tjerët, por se "investimet fizike" duhet të mbrohen. Liderët e NATO-s u mblodhën në Samitin në Uashington, me të cilin Aleanca shënon 75 vjetorin e saj. qa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR