Blinken: Është koha për të arritur marrëveshje për armëpushim në Gazë
- Sekretari shtetëror amerikan, Enton Blinken, me rastin e përvjetorit të sulmit të grupit Hamas në jug të Izraelit, tha se është koha për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës që do të lejonte lirimin e pengjeve, lehtësimin e vuajtjeve të popullit izraelit dhe palestinez dhe në fund do të çojnë në përfundimin e luftës", publikoi Departamenti i Shtetit.
Uashington, 7 tetor 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Enton Blinken, me rastin e përvjetorit të sulmit të grupit Hamas në jug të Izraelit, tha se është koha për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës që do të lejonte lirimin e pengjeve, lehtësimin e vuajtjeve të popullit izraelit dhe palestinez dhe në fund do të çojnë në përfundimin e luftës", publikoi Departamenti i Shtetit.
Blinken theksoi se në përvjetorin e konfliktit, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Izraelin ndërsa mbrohet nga terrorizmi dhe mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në të gjithë rajonin e Lindjes së Afërt dhe një të ardhme të përbashkët për izraelitët dhe palestinezët.
"Komuniteti ndërkombëtar duhet gjithashtu të qëndrojë i vendosur në përballjen me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke përfshirë burimet e mbështetjes për grupe si Hamasi. Ajo duhet të dënojë mbështetjen e Iranit për Hamasin dhe grupet e tjera terroriste në rajon që janë përgjegjës për kaq shumë vdekje, shkatërrim dhe destabilitet”, deklaroi Blinken. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s