• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bjellorusia vendosi dënimin me vdekje për tradhti të lartë

Bjellorusia vendosi dënimin me vdekje për tradhti të lartë

Minsk, 9 mars 2023 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko nënshkroi ligjin që mundëson zbatimin e dënimit me vdekje për zyrtarët dhe anëtarët e forcave të armatosura të dënuar për tradhti të lartë, njoftoi zyra e kreut të shtetit.

Bjellorusia, e cila është një aleat i ngushtë i Rusisë, është i vetmi vend në Evropë që ende përdor dënimin me vdekje.

Deri më tani, dënimi me vdekje zbatohej për krime të tilla si vrasje apo akte terrorizmi.

Ekzekutimet kryhen me një goditje të vetme në pjesën e pasme të kokës.

Ndryshimi i lartpërmendur është pjesë e ndryshimeve në Kodin Penal, qëllimi i deklaruar i të cilit është të forcojë luftën e Bjellorusisë kundër "krimeve të një orientimi ekstremist (terrorist) ose antishtetëror".

Sipas një amendamenti tjetër, i cili u miratua edhe nga Lukashenko sot, një person i dënuar për "diskreditim" të forcave të armatosura bjelloruse do të marrë një dënim me burg.

Rusia miratoi një ligj të ngjashëm pasi pushtoi Ukrainën fqinje pak më shumë se një vit më parë.

Bjellorusia nuk ka dërguar ende trupat e saj në Ukrainë, por ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e saj për të nisur një pushtim të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Ky vend gjithashtu lejon avionët dhe dronët rusë të përdorin hapësirën e tij ajrore për të sulmuar Ukrainën. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR