• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bjellorusia ka vendosur të pranojë armët taktike bërthamore ruse pas presionit shumëvjeçar nga SHBA-ja dhe NATO-ja

Bjellorusia ka vendosur të pranojë armët taktike bërthamore ruse  pas presionit shumëvjeçar nga SHBA-ja dhe NATO-ja

Minsk, 28 mars 2023 (MIA) - Bjellorusia sot është përgjigjur se ka vendosur të pranojë armët taktike bërthamore ruse pas presionit shumëvjeçar nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, me qëllim të ndryshimit të drejtimit politik dhe gjeopolitik, theksoi Hina.

Presidenti rus Vladimir Putini  të shtunën deklaroi se Moska në të ardhmen do të përpiqet të vendosë armë taktike bërthamore te aleati dhe fqinjii Bjellorusia, me çfarë do ta përshkallëzojë konfliktin me Perëndimin. 

Ministria e Punëve të Jashtme e Bjellorusisë sot e mbrojti vendimin e saj për të bashkëpunuar me Rusinë, duke thënë se Minsku po vepron për t'u mbrojtur nga Perëndimi. 

 “Gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, Republika e Bjellorusisë ka qenë e ekspozuar ndaj presionit të paparë politik, ekonomik dhe informativ nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tyre në NATO, si dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, theksohet në kumtesën e MPJ-së bjelloruse.  

 “Duke pasur parasysh këto rrethana dhe shqetësimet dhe rreziqet e justifikuara në fushën e sigurisë kombëtare që dalin prej tyre, Bjellorusia është e detyruar të përgjigjet me pëforcimin e kapaciteteve të veta të sigurisë dhe mbrojtjes”, shtohet në kumtesë.

Minsku ka bërë të ditur se planet bërthamore ruse  nuk do të bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore, sepse  vetë Bjellorusia nuk do të ketë kontroll mbi armët. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR