• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bjellorusia ka nisur stërvitje të mëdha ushtarake në afërsi të Polonisë, Ukrainës dhe Rusisë

Bjellorusia ka nisur stërvitje të mëdha ushtarake në afërsi të Polonisë, Ukrainës dhe Rusisë

Minsk, 21 qershor 2024 (MIA) - Bjellorusia ka filluar manovra të mëdha ushtarake në dy rajonet e saj jugore - Brestka, e cila kufizohet me Poloninë dhe Ukrainën, dhe Gomelska, e cila kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën, njoftoi DPA.

Ministria e Mbrojtjes në Minsk nuk dha informacion mbi numrin e trupave dhe pajisjeve të mobilizuara, por kumtoi se janë të përfshira njësitë e komandës operacionale, forcat speciale, trupat raketore, artileria, aviacioni dhe mbrojtja ajrore.

Në pjesën e parë të stërvitjeve, ushtarët do të vendosen në terrene stërvitore dhe do të forcojnë pozicionet e tyre dhe më pas do të fillojnë stërvitjet luftarake aktuale.

Vendndodhjet e stërvitjeve u treguan në rajonet Brest dhe Gomel, të cilat kufizohen me Ukrainën në veri.

Në fillim të pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, disa nga forcat e saj sulmuan nga Bjellorusia. Moska gjithashtu disponon me armë bërthamore taktike në Bjellorusi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR