• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bjellorusia filloi stërvitjet për kontroll të gatishmërisë luftarake

Bjellorusia filloi stërvitjet për kontroll të gatishmërisë luftarake

Minsk, 3 tetor 2023 (MIA) - Minsitria bjelloruse e Mbrojtjes sot kumtoi se ka filluar stërvitjet për kontroll të gatishmërisë luftarake të forcave të saj të armatosura.

"Trupat në afat sa më të shkurtë do të nisen drejt rajoneve të shenjuara, pas çka do të pasojë kryerja e standardeve normative të mjeteve për stërvitje luftarake", kumtoi Minsitria, por nuk është saktësuar se sa do të zgjasin stërvitjet.

Manovrat do të mbahen në rajonin e Minskut dhe Vitebskut, ndërkaq do të përfhsijnë pajisje ushtarake dhe aviacion. Stërvitjet ushtarake në Bjellorusi, e cila i muhndlsoi Rusisë ta prëdorë terrritorin si pikë nisëse për invazionin në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, kohë pas kohe shkaktojnë shqetësim për sigurinë në Ukrainë, Poloni dhe vendet baltike, sipas agjencive të huaja.

Minsku e mohoi ekzistimin e çfarëdo lloj planeve armiqësore ndaj fqinjëve, por paralajmëroi se çdo hyrje në territorin bjellorus do të shkaktojë përgjigje. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR