• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bjellorusi: Parandalohet një sulm nga Lituania, Vilnusi hedhë poshtë pretendimet

Bjellorusi: Parandalohet një sulm nga Lituania, Vilnusi hedhë poshtë pretendimet

Minsk, 25 prill 2024 (MIA) - Shefi i shërbimit të sigurisë bjelloruse Ivan Tertel deklaroi se shërbimet kanë parandaluar një sulm me dron mbi Minsk lansuar nga Lituania.

"Komiteti i sigurisë së shtetit, në bashkëpunim me kolegët e agjencive tjera të zbatimit të ligjit, së fundmi ka zbatuar një sërë masash aktuale sigurie të cilat kanë bërë të mundur parandalimin e sulmit të dronëve luftarakë nga territori i Lituanisë ndaj objekteve në Minsk dhe periferitë e tij", theksoi Tertel. 

Në lidhje me këto akuza ka reaguar menjëherë dhe armata e Lituanisë e cila përmes një deklarate ka thënë se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim armiqësor ndaj vendeve të tjera. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR