• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bislimi: Prishtina dhe Beogradi deri të premten do të parashtrojnë propozime për zgjidhje të problemit me dinarin

Bislimi: Prishtina dhe Beogradi deri të premten do të parashtrojnë propozime për zgjidhje të problemit me dinarin

Prishtinë, 19 mars 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociator në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, pas takimit në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, deklaroi se deri të premten Kosova dhe Serbia do të përgtisisn propozime për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, ndërsa për ato propozime pritet të bisedohet javën e ardhshme, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në takimin e dy kryenegociatorëve në Bruksel, Besnik Bislimit të Kosovës dhe Petar Petkoviq të Serbisë, përveç çështjes së dinarit serb është diskutuar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kryenegociatori i Kosovës Bislimi tha se "ne në vazhdimësi duam të dëgjojmë edhe nga pala serbe se a kemi marrëveshje dhe a jemi të përkushtuar ta zbatojmë në tërësi".

Bislimi tha se nga ana serbe ka kërkuar të dijë "nëse kemi marrëveshje", përderisa siç përmendi, Petkoviç ka refuzuar të përgjigjet.

"Iu bishtnua përgjigjes disa herë. Në fund tha se për Serbinë është problematike marrëveshja pasi ka nene të cilat merren me statute, sidomos ato nene që tregojnë për respektimin e integritetit territorial, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të ngjashme. Në fakt, na u tha që Serbia nuk e njeh marrëveshjen si të tillë. Ai tha se për Serbinë është e pamundur të nënshkruhet një marrëveshje me Kosovën. Kur pastaj vetë pala serbe iu referua marrëveshjes së vitit 2013 të cilën e kishin nënshkruar, por ai tha se ne nënshkruajmë marrëveshje vetëm aty ku s’diskutohen statutet”, ka thënë Bislimi, transmetojnë mediat kosovare.

Bislimi dhe Petkoviq u takuan të martën në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ndër temat që u diskutuan ishte Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilën euroja u bë mjet i vetëm pagese dhe, rrjedhimisht, përdorimi i dinarit serb u ndalua.

Sipas Bislimit, Kosova dhe Serbia, deri më 22 mars, do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish për diskutimin e opsioneve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR