• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Bislimi me përfaqësues të Ekipit ekonomik gjerman, për "përparimin zhvillimor të Kosovës"

Bislimi me përfaqësues të Ekipit ekonomik gjerman, për

Prishtinë, 1 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i aprë i Kosovës, Besnik Bislimi sot priti përfaqësues të Ekipit ekonomik gjerman, i kryesuar nga kryetari i tij, dr. Rikardo Gjuçi, me të cilin ka biseduar për "përparimin zhvillimor të vendit dhe treguesit ekonomik", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Shërbimi për informim pranë Qeverisë së Kosovës kumtoi se në takim është biseduar për masat që i ndërmerr Qeveria e Kosovës për promovim të rritjes ekonomike.

"Biseda u fokusua në përparimin zhvillimor të vendit dhe treguesve ekonomik. Është cekur rritja ekonomike që e arriti Kosova në tre vitet e fundit, rritja e investimeve të drejtpërdrejta të huaja është më e larta në rajon, për rritjen e të ardhurave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe ulja e inflacionit", ceket në kumtesën qeveritare.

Kreu i delegacionit ekonomik nga Gjermania, Gjuçi, sipas kumtesës nga shërbimi qeveritar prë shtyp, ka thënë se indikatorët pozitivë shfaqin një tendencë dhe dinamikë pozitive e të fuqishme për zhvillimin e të tashmës dhe të ardhmes.

"Zëvendëskryeministri tha se bazuar në krejt indikatorët ekonomikë, që japin pasqyrën e situatës ekonomike në vend, vërejmë se zhvillimi i Kosovës është një histori suksesi dhe unike, teksa Dr. Giucci tha se të gjithë këta indikatorë pozitivë shfaqin një tendencë dhe dinamikë pozitive e të fuqishme për zhvillimin, të tashmen e të ardhmen e vendit. Ai vlerësoi politikat ekonomike të ndërmarra nga qeveria dhe zhvillimin e hovshëm ekonomik që po njeh vendi", thuhet në kutmesë.

Në takim u bisedua edhe për rëndësinë e Tregut të vetëm me pagesa në euro (SEPA) dhe përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në të.

"Në takim u diskutua dhe për rëndësinë e benefitet e Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA), si vazhdimësi e diskutimit të mbajtur edhe javën e kaluar në Europe House, ku zëvendëskryeministri shprehu përsëri punën dhe hapat që po bën Qeveria në lidhje me avancimin drejt anëtarësimit në SEPA", kumtoi Qeveria në Prishtinë. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR