• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës

Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës

Prishtinë, 13 qershor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i obliguar për eurointegrime, deklaroi se ka informacione se në raporitn për Kosovën të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrel, rekomandohet heqja e sanksioneve që BE-ja i vendosi ndaj Kosovës një vit më parë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Bislimi në seancën e sotme të Komisionit për eurointegrime në Kuvendin e Kosovës deklaroi se "“përmbajtja e raportit është pozitive”.

“Raporti i zotëri Borrell është parakusht për trajtimin në KE, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Bislimi.

Zëvendëskryeministri, njëheri edhe kryenegociatori për dialog me Serbinë, ka shtuar se masat e BE-së kanë ndikuar indirekt në imazhin e Kosovës dhe në integritetin e BE-së.

"Masat kanë ekspozuar njëanshmërinë e vet në gjithë këtë proces”, shtoi ai, duke theksuar se “ka pasur tendencë që masat të keqpërdoren”.

"Asnjë projekt i BE-së nuk është suspenduar. Asnjë projekt i realizuar nuk është suspenduar....IPA 2023 nuk është prekur fare. Në BE po diskutohet për IPA 2024, por për shkak të masave nuk është miratuar", deklaroi Bislimi. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR