• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bisedimet me Turqinë për anëtarësimin e Suedisë në NATO do të vazhdojnë, por nuk ka një datë specifike

Bisedimet me Turqinë për anëtarësimin e Suedisë në NATO do të vazhdojnë, por nuk ka një datë specifike

Stokholm, 14 qershor 2023 (MIA) - Turqia dhe Suedia do të vazhdojnë bisedimet për të kapërcyer kundërshtimet e Ankarasë ndaj kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO, tha sot kryenegociatori suedez Oskar Stenstrom.

Ai tregoi se është bërë mjaft për të bindur homologun e tij turk.

"Megjithatë, Turqia nuk është ende gati të marrë një vendim," tha Stenstrom, duke shtuar se nuk kishte një datë specifike për vazhdimin e bisedimeve.

Nga ana tjetër, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan theksoi se Suedia nuk duhet të presë ndryshim në qëndrimin e Turqisë në lidhje me kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO në samitin e Aleancës muajin e ardhshëm, përveç nëse  nuk i parandalon protestat antiturke në Stokholm.

Ai këtë e tha në prag të bisedave të sotme me përfaqësuesit zyrtarë suedez në Ankara, duke thënë se një qëndrim të tillë do ta paraqesë edhe në ato takime.

Suedia dhe Finlanda dorëzuan aplikime për anëtarësim në NATO në maj të vitit të kaluar dhe Turqia vendosi si kusht për ratifikimin e aplikimeve të tyre në Parlamentin turk që këto dy vende të ekstradojnë të dyshuarit për terrorizëm në Ankara.

Në ndërkohë, Finlanda u bë anëtare e Aleancës në prill, ndërsa kërkesa e Suedisë ende nuk është miratuar nga Turqia dhe Hungaria. sa/

Foto: Arkivi i MIA

QËNDRONI TË LIDHUR