• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bisedë telefonike Zelenski - Sholc

Bisedë telefonike Zelenski - Sholc

Kiev, 14 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, në bisedën e sotme me telefon me kancelarin gjerman, Ollaf Sholc, iu falënderua për përkrahjen e Gjermanisë dhe e ka përshëndetur miratimin e projekt kornizës negociatore për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Ukraina e ka përfunduar zbatimin e të gjitha katër hapave ligjdhënëse të definuara nga Komisioni Evropian në programin për zgjerim, që është bazë për miratimin e kornizës negociatore. Tani u mbetet vendeve-anëtare. Reagimi më i shpejtë i partnerëve do ta tregojë përkushtimin e tyre të kursit për inkuadrimin e Ukrainës në BE", tha Zelenski.

Zelenski dhe Sholc biseduan edhe për zhvillimin e bashkëpunimit në mbrojtje, si në nivel të shteteve, ashtu edhe në nivel të përfaqësuesve të kompleksit mbrojtës-industrial dhe për prodhimin në sferën e mbrojtjes në Ukrainë.

Sholc e ka konfirmuar përkrahjen e pakontestuar për Ukrainën.

"Ne fuqimisht qëndrojmë pas Ukrainës...Do të vazhdojmë ta përkrahim Ukrainën në bashkëpunim  të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Aq sa nevojitet", tha Sholc. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR