• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bisedë telefonike Zelenski- Makron

Bisedë telefonike Zelenski- Makron

Kiev, 10 shkurt 2024 (MIA) – Presidentët e Ukrainës dhe Francës, Volodimir Zelenski dhe Emanuel Makron në bisedën e sotme telefonike theksuan “nevojën e Kievit” për armë dhe municion.

Nevojat e Ukrainës përfshijnë dronë, artileri dhe municione, sisteme elektronike të mbrojtjes dhe sisteme për mbrojtje kundërajrore, publikoi Zelenski në platformën X.

Sipas Zelenskit, biseda me Makronin ka qenë "shumë pozitive dhe konkrete" dhe i është falënderuar Francës për "mbështetjen e palëkundur".

Pallati i Eliseut kumtoi se Makroni ka përsëritur "vendosmërinë e Francës për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme, afatgjatë dhe me të gjithë partnerët e saj që Ukraina të mposht agresorin rus".

Makron dhe Zelenski diskutuan gjithashtu për marrëveshjen bilaterale të mbrojtjes që Franca dhe Ukraina konsiderojnë ta lidhin së shpejti, pas marrëveshjes së fundit të Kievit me Britaninë e Madhe.

arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR