• e diel, 06 tetor 2024

Bisedë telefonike Sunak-Zelenski

Bisedë telefonike Sunak-Zelenski

Londër, 7 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak foli në telefon me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, raportoi Skaj Njuz.

Sunak i tha Zelenskit se Britania do të nxiste përparimin me vendet e G20 në tejkalimin e bllokadës ruse të grurit në Detin e Zi.

Zelenski raportoi për kundërsulmin dhe kërkesat aktuale ushtarake të Ukrainës, ndërsa Sunak premtoi mbështetje të palëkundur nga Britania e Madhe dhe vlerësoi forcat e armatosura ukrainase për përparimin e tyre në fushën e betejës, raportuan mediat.

Sunak dhe Zelenski diskutuan gjithashtu ndikimin e bllokadës së vazhdueshme të grurit nga ana e Putinit në Detin e Zi, si në Ukrainë ashtu edhe në furnizimet ushqimore në mbarë botën.

"Kryeministri Sunak është zotuar të forcojë punën me vendet e G20 për të anashkaluar bllokadën ruse dhe për të siguruar që vendet e cenueshme të kenë akses në dërgesat jetike të grurit", tha një zëdhënës i Dauning Strit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR