• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bisedë telefonike Erdogan- Zelenski për krizën në Lindjen e Mesme

Bisedë telefonike Erdogan- Zelenski për krizën në Lindjen e Mesme

Ankara, 21 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe ai i Ukrainës Volodimir Zelenski kanë biseduar në telefon për zhvillimet në Lindjen e Mesme, njofton Agjencia Anadollu.

Siç theksohet në komunikatën nga Drejtoria për komunikim të Turqisë, dy liderët kanë folur për luftën që po zhvillon Rusia në Ukrainë, konfliktin izraelito-palestinez dhe krizën humanitare në rajon.

Erdogani ka thënë se është e mundur që në mënyrë paqësore të zgjidhen konfliktet në rajon, përfshirë edhe konfliktin izraelito-palestinez. Ai tha se Turqia do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për ta arritur këtë.

foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR