• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bisedë telefonike e Zelenskit me Golob: Plani paqësor do të jetë gati në të ardhmen e afërt

Bisedë telefonike e Zelenskit me Golob: Plani paqësor do të jetë gati në të ardhmen e afërt

Kiev, 5 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot bisedoi në telefon me kryeministrin slloven, Robert Golob për planin për hapat e parë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme dhe theksoi se ai do të jetë gati në të ardhmen e afërt.

"Bisedova me kryeministrin slloven, Robert Golob për ta informuar për samitin e liderëve në Londër dhe të bisedojmë për përpjekjet tona të përbashkëta. Po përgatisim plan për hapat e parë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Po punojmë në atë me tempo të përshpejtuar. Plani do të jetë gati në të ardhmen e afërt", shkroi Zelenski në platformën X.

Ai theksoi se Evropa ka vizion të përbashkët për përfundim të luftës dhe sigurimit se ajo do të jetë e pranishme në negociatat e ardhshme së bashku me Ukrainën dhe SHBA-në. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR