• e premte, 08 nëntor 2024

Bisedë telefonike e Reznikovit me Ostinin: Prisni lajme të mira

Bisedë telefonike e Reznikovit me Ostinin: Prisni lajme të mira

Kiev, 7 korrik 2023 (MIA) - Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksej Reznikov ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Lojd Ostinin, njofton agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform.

Agjencia raporton se Reznikovi dhe Ostini kanë biseduar kundër ofensivës së forcave të armatosura të Ukrainës, si dhe për përgatitjen e një takimi të ri në formatin "Ramshtajn".

 “Kam pasur një bisedë telefonike produktive me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Lojd Ostin”, ka shkruar Reznikovi në Tuiter.

 “I sinkronizuam aktivitetet tona përpara takimit të ardhshëm të formatit 'Ramshtajn", i cili do të mbahet menjëherë pas takimit të NATO-s në Uillnius”, shtoi ministri ukrainas.

Reznikovi, gjithashtu,  njoftoi se ai dhe Ostini kanë biseduar  për projekte të reja në lidhje me dërgimin e llojeve të ndryshme të municionit për Ukrainën.

 “Prisni lajme të mira”, tha Oleksij Reznikovi.

 Pentagoni dje shprehu  gatishmëri për t'i siguruar Ukrainës municion thërrmues. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR