• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bisedë telefonike e Jermakut me Sijarton, po punojnë në organizimin e takimit mes Zelenskit dhe Orbanit

Bisedë telefonike e Jermakut me Sijarton, po punojnë në organizimin e takimit mes Zelenskit dhe Orbanit

Kiev, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak dhe ministrit hungarez të Punëve të Jashtme, Peter Sijarto u dakorduan gjatë bisedës telefonike për herë të parë të takohen në janar, ndërkaq biseduan edhe për takimin mes Volodimir Zelenskit dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Jermak në rrjetin X shkroi se ka pasur bisedë produktive me Sijarton dhe se "po punojnë në organizimin e takimit mes Zelenskit dhe orbanit në të ardhmen e afërt".

Sipas tij, biseduan edhe për përparimin e Ukrainës në rrugën e integrimit evropian.

Sijarto theksoi se mbajtja e dialogut të vazhdueshëm në nivel të lartë është me rëndësi sepse jep shpresë për përmirësim të marrëdhënieve.

Ai në rrjetet sociale shkroi edhe se Hungaria është e interesuar ta mbajë mbashkëpunimin më të mirë të mundshëm me të gjitha fqinjet e veta.

"Kuptohet, nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë 'për paqeÇ, por e presim me padurim takimin tonë sy më sy në janar, kur do të ketë mundësi të bisedohet për çështjet më urgjente bilaterale", theksoi Sijarto.

Siç transmeton "Pravda" ukrainase, shefi i kabinetit të Zelenskit deklaroi se bisedimet e mundshme mes presdientit të Ukrainës dhe Orbnait mund të përfshijnë shtrirje të gjerë të marrëdhënieve bilaterale.

Hungaria dhe Ukraina nuk kanë pothuajse kurfarë kontakte të nivelit të lartë që prej fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, por bashkëpunimi është shumë më aktiv në disa javët e fundit, shkruan pravda.com.ua.

Hungaria përndryshe ishte kundër fillimit të negociatave për anëtarësim në BE të Ukrainës, ndërsa vendimi ishte sjellë nga mesi i dhjetorit në Këshillin e Evropës. pasi që Orban shkurtimisht e braktisi takimin.

Megjithatë, Orban vendosi veto ndaj pakos së ndihmës së BE-së për Ukrainën prej rreth 50 miliardë eurove në katër vitet e ardhshme. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR