• e diel, 06 tetor 2024

Bisedë telefonike e Erdoganit me presidentin izraelit: Të sigurohet paqeja e përhershme në rajon

Bisedë telefonike e Erdoganit me presidentin izraelit: Të sigurohet paqeja e përhershme në rajon

Ankara, 9 tetor 2023 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan me telefon bisedoi me presidentin izraelit, Isak Hercog, njoftoi Anadolia.

Siç thuhet në kumtesën e Drejtorisë për komunikime të Kabinetit të presidentit turk, dy liderët kanë biseduar për ngjarjet e fundit lidhur me konfliktin izraelito-palestinez dhe tensionet në atë rajon.

Erdogan tha se çdo hap që mundet në mënyrë kolektive dhe joselektive t'u dëmtojë njerëzve në Gazë, më tej do t'i rrisë vuajtjet dhe spiralen e dhunës në rajon.

Presidenti turk bëri thirrje për maturi dhe theksoi se vendosja urgjente e paqes në rajon është me rëndësi të madhe për mirëqenien e tërë rajonit.

Gjatë bisedës, Erdogani theksoi se përpjekjet e Turqisë do të vazhdojnë edhe më fuqishëm që t'i jepet fund konflikteve shqetësuese në atë rajon dhe të sigurohet paqeja e përhershme. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR