• e martë, 02 korrik 2024

Bio u rizgjodh president i Sierra Leones

Bio u rizgjodh president i Sierra Leones

Fritaun, 27 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Sierra Leones, Xhulius Maada Bio fitoi më shumë se 56 për qind të votave në zgjedhjet e 24 qershorit, njoftoi Komisioni Zgjedhor.

Bio, i cili është 59 vjeç, kandidoi për rizgjedhje pasi mandati i tij i parë u shënua nga zhgënjimi në rritje me vështirësitë ekonomike.

Kundërshtari i tij, 72-vjeçari Samura Kamara, i cili iu afrua fitimit të zgjedhjeve të vitit 2018, mori këtë herë rreth 41 për qind të votave.

Dita e zgjedhjeve ishte e tensionuar, me dhunë dhe trazira para, gjatë dhe pas votimit. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR