• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bilstrom: Nuk duam baza të përhershme të NATO-s në territorin suedez

Bilstrom: Nuk duam baza të përhershme të NATO-s në territorin suedez

Stokholm, 12 mars 2024 (MIA) – Forcat e NATO-s do të operojnë në Suedi, por vendi nuk dëshiron baza të përhershme të Aleancës në territorin e saj, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Bilstrom, transmeton MINA.

Flamuri kombëtar suedez është vendosur dje në selinë e NATO-s në Bruksel.

Bilstrom rikujton se Suedia mori pjesë në aktivitete të përbashkëta me NATO-n edhe para anëtarësimit.

"Sigurisht që forcat e NATO-s do të operojnë në Suedi. Por ne nuk duam baza të përhershme të NATO-s", tha Bilstrom, transmeton Anadollu.

Shefi i diplomacisë shton se Suedia në parim është e gatshme të dërgojë trupa te aleatët e tjerë dhe se ata po përgatiten të dërgojnë një batalion të mekanizuar në Letoni.

Duke folur për vendosjen e armëve bërthamore, Bilstrom tha se qeveria nuk sheh asnjë arsye për të pasur armë bërthamore në tokën suedeze në kushte paqeje.

Ai tha se Suedia do ta ndjekë rrugën e Norvegjisë dhe Danimarkës në këtë aspekt.

"Mendoj se është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se vetëm tre vende në NATO kanë armë bërthamore - SHBA, Britani e Madhe dhe Francë dhe se armët bërthamore nuk janë vendosur në territorin e asnjë shteti -anëtar që nga fundi i Luftës së ftohtë", shton Bilstrom.

Ai tha se asnjë shtet anëtar nuk është i detyruar të posedojë armë bërthamore kundër vullnetit të tij.

"Ne kemi hyrë në NATO pa asnjë parakusht për këtë çështje", tha Bilstrom. 

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR