• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bilanci i vdekjeve nga tajfuni Jagi në Vietnam është rritur në 127 viktima, 54 konsiderohen të zhdukur

Bilanci i vdekjeve nga tajfuni Jagi në Vietnam është rritur në 127 viktima, 54 konsiderohen të zhdukur

Hanoj, 10 shtator 2024 (MIA) - Numri i viktimave nga tajfuni Jagi dhe të reshurat e dendura të shiut, të cilat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Vietnam, arriti në 127. Për më tepër, 54 persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa 764 të lënduar. 

Jagi ishte tajfuni më i fuqishëm që e goditi Vietnamin në dekadat e fundit, duke sjellur erëra prej 149 km/h. Ai arriti deri në brigjet e Vietnamit të shtunën dhe shkaktoi vdekjen e nëntë personave. Edhe pse të dielën ishte dobësuar, reshjet kanë vazhduar. 

Televizioni shtetëror i Vietnamit VTV raportoi se 127 persona janë konfrimuar të vdekur, ndërsa 54 të zhdukur. Pjesa më e madhe e viktimave pësuan nga rrëshqitja e dheut. 

Niveli i ujit në disa lumenjë, përfshirë Lumin e Kuq, i cili rrjedh në kryeqytetin Hanoj, është rrezikshëm i lartë. Autoritetet sot i kanë evakuuar familjet, të cilat jetojnë afër lumit. 

Një prej provincave më rëndë të goditura është Kaibang, ku 19 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 36 konsiderohen të zhdukur, për shkak të rrëshqitjes së dheut në rajonin kodrinor. 

Operacionet e shpëtimit vazhduan në të gjitha rajonet e goditura, ku një numër i madh i objekteve infrastrukturore janë dëmtuar, ndërsa shumë familje kanë mbetur pa strehimore. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR