• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bi-Bi-Si: Arrestohen tre bullgarë në Britaninë e Madhe, dyshohen për spiunazh në interes të Rusisë

Bi-Bi-Si: Arrestohen tre bullgarë në Britaninë e Madhe, dyshohen për spiunazh në interes të Rusisë

Sofje, 15 gusht 2023 (MIA) - Tre shtetas bullgarë të dyshuar për spiunazh në interes të Rusisë janë arrestuar në Britaninë e Madhe si pjesë e një hetimi të gjerë sigurie, raportoi sot Bi-Bi-Si.

Tre të dyshuarti janë arrestuar në shkurt dhe që atëherë janë në paraburgim. Thuhet se kanë punuar për shërbimet e sigurisë ruse. 

Ata u akuzuan për posedim të dokumenteve personale të cilat synonin t'i përdornin "në mënyrë të paligjshme", duke e ditur se dokumentet janë të rreme. Bëhet fjalë për pasaporta, letërnjoftime dhe dokumente të tjera nga Britania e Madhe, Bullgaria, Franca, Italia, Spanja, Kroacia, Sllovenia, Greqia dhe Çekia. 

Të arrestuarit janë Orlin Rusev (45), nga Grejt Jarmut, Norfolk, Biser Xhambazov (41) nga Harou në veriperëndim të Londrës dhe Ketrin Ivanova (31), e cila është regjistruar në adresën e njejtë në Harou. Për të tretë dihet se me vite kanë punuar dhe jetuar në Britani. 

Njësia e policisë kundër terrorizmit thotë se po i kushton gjithnjë e më shumë kohë hetimit të kërcënimeve të dyshuara shtetërore dhe spiunazhit, veçanëtisht të lidhura me Rusinë. Shqetësimet në këtë fushë kanë rezultuar nga rastet e profilit të lartë në vitet e fundit që përfshijnë operacionet e inteligjencës ruse në Britaninë e Madhe. qa/mb/

Foto: arkiva

 

QËNDRONI TË LIDHUR