• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bi-Bi-Si planifikon të pezullojë 500 vende pune në afat prej dy vitesh

Bi-Bi-Si planifikon të pezullojë 500 vende pune në afat prej dy vitesh

Londër, 23 korrik 2024 (MIA) - Kompania mediatike britanike Bi-Bi-Si sot raportoi se planifikon të pezullojë 500 vende pune deri në fund të marsit të vitit 2026, si pjesë e planit për transformim të madh ekonomik.

Me rastin e shpalljes së raportit të tyre vjetor, Bi-Bi-Si, theksoi se forca e saj e punës ka rënë për pothuajse 2.000 vende pune, ose dhjetë për qind, në pesë vitet e fundit.

"Deri në fund të marsit të vitit 2026 presim ulje të rreth 500 vendeve të  pune", thuhet në kumtesën e Bi-Bi-Si. 

Përveç planit vjetor për kursime prej 594 milionë euro të publikuar para dy vitesh, Bi-Bi-Si zbaton plan plotësues për uljen e shpenzimeve prej 237 milionë euro, që e publikoi marsin e kaluar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR