• e diel, 06 tetor 2024

Bi-Bi-Si me program radiofonik për njerëzit që jetojnë në Rripin e Gazës

Bi-Bi-Si me program radiofonik për njerëzit që jetojnë në Rripin e Gazës

Gazë, 1 nëntor 2023 (MIA) - Bi-Bi-Si do të fillojë një program urgjent radiofonik për banorët e Rripit të Gazës për t'iu përgjigjur nevojës për informacion gjatë konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, njoftojnë mediat britanike, raporton BTA.

Programi do të ketë për qëllim ta informojë popullatën e bllokuar në enklavën palestineze me lajmet aktuale, si dhe këshilla për sigurinë dhe ku njerëzit mund të gjejnë strehim, ushqim dhe ujë, raporton Bi-Bi-Si.

"Pjesa arabe e Bi-Bi-Si-së është jashtëzakonisht e mirë për t'i ofruar këtë informacion jetësor popullit të Gazës në një nevojë dëshpëruese", tha drejtoresha e Bi-Bi-Si Internacional, Lilian Lander.

Me transmetimin nga Kajroja dhe Londra, "Radio Gaza" do të fillojë me një transmetim këtë të premte, me transmetimin e dytë të premten e ardhshme, më 10 nëntor. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR