• e martë, 24 dhjetor 2024

Bezosi me optimizëm e pret kthimin e Trampit në Shtëpinë e Bardhë

Bezosi me optimizëm e pret kthimin e Trampit në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Themeluesi i Amazonit Xhef Bezos deklaroi se është optimist për mandatin e dytë të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp dhe beson se ai mund të kontribuojë në uljen e rregulloreve në vend.

"Këtë herë në përgjithësi jam shumë optimist", tha Bezosi në skenë gjatë një interviste në një samit në Nju-Jork, duke shtuar se Trampi duket se po jep shumë energji në uljen e rregulloreve.

 "Nëse mund të ndihmoj, do të ndihmojë. Kemi shumë rregullore në këtë vend", shtoi Bezosi.

Deklarata pasoi pas vendimit të Bezosit në tetor për të ndaluar "Uashington post"-it, pronar i të cilit është, të mbështesë kandidatin presidencial në zgjedhjet amerikane, një veprim që çoi në dhjetëra mijëra njerëz që anulonin parapagimet e tyre për gazetën.

Në atë kohë, Bezosi shkroi se mbështetja editoriale krijon një perceptim të njëanshmërisë në një kohë kur shumë amerikanë nuk u besojnë mediave.

Gjatë mandatit të tij të parë, Tramp kritikoi Bezosin dhe kompanitë e tij, duke përfshirë Amazonin dhe "Uashington post"-in. rq/

Foto: Arkivi i  EPA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR