• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Besimi: Gjithçka është transparente me fletobligacionet e qytetarëve, ata me shuma milionëshe kanë biznese më interesante

Besimi: Gjithçka është transparente me fletobligacionet e qytetarëve, ata me shuma milionëshe kanë biznese më interesante

Shkup, 1 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se dhënia e fletobligacioneve të qytetarëve është proces transparent, prej të cilit nuk pret keqpërdorime lidhur me larjen e parave.

"Janë bërë disa analiza. Ata të cilët bëjnë larjen e parave i kanë kanalet e veta. Kjo është aq transparente. Ata të cilët kanë shuma milionëshe, kanë biznese tjera më interesante, ku do të fitojnë më shumë", tha sot Besimi, në pyetjen e gazetarëve.

Ai përsëriti se procedura për fletobligacione të qytetarëve është shumë më e thjeshtë dhe se qytetarët duhet të drejtohen në cilëndo bankë ku kanë llogari.

"Fletobligacioni shtetëror nuk mund të dështojë. Nëse në një depozitim të afat në dy viteve merr kamatë të themi prej dy për qind maksimum, tani duhet të presish dy vite që ta marrish. Këtu mundesh në Bursë nëse të nevojitet të shkosh t'i sheshish ose në bankë prapë t'i shesish. Plus te qytetarët rritet ndërgjegja se edhe tani në kohë të inflacionit të lartë, bëhen gjithnjë e më vetëdijshëm se paratë që i kanë në shtëpi humbin në vlerë", shtoi ministri.

Ministria e Financave dje e publikoi prospektin për ankandin e parë të fletobligacioneve të tilla, me vlerë prej 600 milionë denarë. Shuma minimale, e cila mund të regjistrohet është 10.000 denarë. Interesi i kuponit do të jetë pesë për qind, ndërsa afati është dy vite.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR